Gjuajti me armë nga shtëpia e tij në Prishtinë, arrestohet nga njësitet e specializuara NJSI dhe K-9

Prishtinë | 06 Mar 2025 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 23:10 në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti kishte gjuajtur me armë nga shtëpia e tij.

Arrestimi i tij u bë nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, NJSI dhe K-9.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që nga shtëpia e tij kishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitet e specializuara të PK-së NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar”, ka njoftuar policia.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë  9 mm,  64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12  gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishek, dy antiplumb,  dhe telefon.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, ka bëhet e ditur policia.

Të ngjashme