Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për armëmbajtje pa leje, dje në Skenderaj në orën 23:17 ka arrestuar një mashkull, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar shtatë gëzhoja të cal. 7.65 mm . I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë të llojit Glock”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe i dyshuari lirohet.