Ekonomia Online
FUNDIT

Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë, të përfshirë në rast dhëndri dhe miku

Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë, të përfshirë në rast dhëndri dhe miku

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur sot në një lokal në Prishtinë, ku i plagosur ka mbetur një person. Telegrafi mëson se personat e përfshirë në këtë rast janë në lidhje familjare dhëndër-mik. Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Ekonomia Online se personi i plagosur është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është […]

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur sot në një lokal në Prishtinë, ku i plagosur ka mbetur një person.

Telegrafi mëson se personat e përfshirë në këtë rast janë në lidhje familjare dhëndër-mik.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Ekonomia Online se personi i plagosur është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është në kërkim.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, deklaroi Ahmeti.

Të ngjashme