Gjuajtje me armë zjarri në Kolovicë – Një 30-vjeçar i vdekur e një grua kalimtare e plagosur

Prishtinë | 26 Mar 2024 | 23:23 | Nga Ekonomia Online

Një person rreth 30 vjeç ka mbetur i vdekur në një shkëmbim me armë zjarri, që ka ndodhur pmbrëmjen e së martës në rrugën “Jeronim De Rada” në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Ndërkohë e plagosur ka mbetur një grua, e cila besohet se ishte kalimtare rasti.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, du ke thënë se njëri nga viktimat ka ndërruar në vendngjarje.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme