Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me revole në një aheng familjar. Rasti ka ndodh dje në Miradi të Ulët të Fushë Kosovës.
“Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një revole Ekol me gas e kalibrit 9mm., një fishek dhe gjashtë gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.