Policia raporton se në Skenderaj dje ka arrestuar një të dyshuar, pasi kishte shtënë me armë zjarri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta pa fishekë dhe tri gëzhoja janë konfiskuar”.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.