Gjuha fyese që përdori Petkoviq ndaj Osmanit, reagon Prindon Sadriu: Të kujton taktikat e përdorura Millosheviçi e Putini

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kryenegociatorit të Serbisë në dialog, Petar Petkoviq, pasi i njëjti përdori gjuhë fyese ndaj të parës së shtetit.

Sadriu ka thënë se kjo është e neveritshme, derisa ka shtuar se këto taktika janë përdorur edhe Millosheviqi dhe Putini.

“Udhëheqja e Serbisë ka rënë në një nivel të ri, duke hedhur fyerje të ndyra kundër të parës së shtetit tonë. Thirrja e saj me emra kafshësh është e neveritshme dhe të kujton taktikat e përdorura nga diktatorët gjenocidalë si Millosheviç dhe Putin. Kjo retorikë shoviniste duhet dënuar dhe ekspozuar nga të gjithë”, ka shkruar Sadriu, derisa ka shpërndarë U.D., së Shefes së Stafit të Kabinetit të Presidencës, Learta Hollaj.

Të ngjashme