Gjuha seksiste në vendimin e Gjykatës së Gjilanit, paditen Zeka e Molliqaj, thonë se po tentohet frikësimi i shoqërisë civile

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 08:40 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Padia nga gjykatësit e Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi dhe Naser Maliqi, bërë ndaj Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe organizatës “QIKA”, po konsiderohet si padi e ashtuquajtur SLAPP (Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike).

Ata thonë se me këso padish po tentohet që të frikësohet shoqëria civile, e sidomos monitoruesit e sistemit të drejtësisë.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore, e që është kundërshtuar nga shoqëria civile dhe të tjerë, i akuzuari për dhunim është liruar me arsyetimin se “viktima ka pranuar të udhëtojë me taksi me të akuzuarin, përkundër se e ka ditur se ai është i gjinisë mashkullore”.

Leonidë Molliqaj dhe Yll Zeka për Ekonomia Online, thonë se kjo padi do të ndikojë edhe në rastet e tjera që femrat e gratë të mos e marrin guximin që të raportojnë raste të ngjashme, duke pasur parasysh mendësinë e këtij trupi gjykues.

Ky i fundit thotë se padia e ushtruar kundrejt tyre e konsideron si të pavlerë.

“Ka pasur të bëjë me një pretendim për dhunim të një personi në Gjilan nga ana e pesë të akuzuarve në atë kohë e që fillimisht me vendimin e shkallës së parë të njëjtit ishin dënuar, kishin marrë aktgjykues kurse ishte kthyer gjykimi nga ana e Gjykatës së Apelit në rigjykim dhe në rastin e rigjykimit të njëjtit ishin liruar si të pafajshëm, kurse aktgjykimi ishte i mbushur me gjuhë denigruese, me gjuhë që fyente dinjitetin e viktimës dhe ishte i përmbushur me gjuhë seksiste”, tha Zeka.

“Pas ekspozimit të këtij aktgjykimi duke përmbushur edhe misionin e shoqërisë civile për të eksportuar çdo vendim i cili fyen dinjitetin edhe integritetin e palëve në procedurë atëherë kemi pasur edhe reagimin e këtyre gjyqtarëve të cilët ishin pjesë e vendimmarrjes në këtë aktgjykim. Aktgjykimi ishte shkruar nga kryetari i trupit gjykues, por edhe gjithashtu dy gjyqtarë tani që kanë ushtruar padi ishin pjesë e këtij aktgjykimi”, u shpreh Zeka.

Zeka tha se për ushtrimin e padisë ndaj tyre nga ana e dy gjyqtarëve janë njoftuar përmes një komunikate për media. Ai tha se është e çuditshme se si gjyqtarët në fjalë përdorin resurset e gjykatës për ta lëshuar komunikatë për media.

“Të cilët pretendojnë se me ekspozimin tonë në publik të këtij trupi gjykues në përbërjen e të cilëve janë edhe këta dy gjyqtarë, kemi shpifur apo kemi dëmtuar reputacionin e këtyre gjyqtarëve. Ajo çka kemi vërejtur ne kryesisht ka të bëjë me një “Padi Sllap” e cila përmes kësaj padie tenton që ta frikësoj që të përdor ndikimin e gjykatës për t’u tërhequr nga ekspozimi i këtyre shkeljeve që na i gjejmë gjatë monitorimit të sistemit të drejtësisë, e cila nuk do të ndodh përkundrazi ne do të monitorojmë, do të ekspozojmë të gjitha shkeljet që do t’i kemi”.

Zekaj tha se ndaj gjykatësve është duke u zhvilluar procedurë disiplinore për marrjen e këtij vendimi.

Zekaj tha se në aktgjykimin në fjalë “Është marrë si e mirëqenë që e njëjta është pajtuar me veprimet seksuale të personave të tjerë me vetë faktin që ka pranuar të hyp në një Taxi, i cili personi shoqërues ka qenë mashkull pastaj e marrin si të mirëqenë se nëse një femër është në një ambient së bashku me disa meshkuj që në heshtje pranon të ketë aventura seksuale qysh quhet në këtë aktgjykim, apo që palët nuk kanë pasur tendencë ta dhunojnë për arsye se njëri ka qenë i martuar dhe të tjerët nuk kanë pasur tendencë ta marrin për grua”.

Tutje ai tha se kjo do të ndikoj edhe në rastet e tjera që femrat e gratë të mos e marrin guximin që të raportojnë raste të ngjashme, duke pasur parasysh mendësinë e këtij trupi gjykues. Ai shtoi se padinë e ushtruar kundrejt tyre e konsideron si të pavlerë.

Zeka tha se padinë nuk e kanë marrë ende.

“Kjo padi ka tendencë të frikësimit nga ana e këtyre paditësve me vetë faktin që e njëjta është lëshuar dhe komunikata për media është lëshuar nga vetë institucioni ku njëri është bartës i funksioneve udhëheqëse të këtij institucioni që është Kryetari i Gjykatës i Themelore në Gjilan kurse tjetri është gjyqtar i kësaj gjykate. Është e pa sens, gjykata të lëshoj komunikatë për media në emër të paditësve kur është një padi private e ushtruar nga ana e këtyre dy paditësve”, tha ai.

Edhe Leonida Molliqaj nga organizata “QIKA” tha se edhe kjo organizatë është paditur së bashku me IKD-në.

“Ne si organizatë reaguam publikim në kundërshtim të këtij aktgjykimi, po në kuadër të aktivitetit tonë organizuam edhe një aksion protestues te Këshilli Gjyqësor i Kosovës të titulluar “Jo i bjen jo” i cili i shpjegoi disa prej problemeve të këtij aktgjykimi seksist. Disa prej të cilave janë shprehje seksiste të këtij trupi gjykues, ku ka shprehje që flasin për epsh seksual për shprehi jo të mira morale po për faktin që interpretimi i gjykatësve flet për faktin që nëse në një moment vajza ka hip në taxi me disa burra kjo nënkupton të drejtën e tyre mbi trupin e saj apo në faktin që ka qenë në një banesë me disa burra , të gjitha këto gjykatësit kanë vendos me i përdor si argumente lehtësuese për burrat dhunues”.

“Ne jemi paditur bashkë me IKD prej dy gjyqtarëve të cilët ishin anëtarë të trupit gjykues të cilët po pretendojnë se ne kemi fyer dhe kemi shpif ndaj tyre për shkak se ata po konsiderojnë që meqenëse kryetari i trupit gjykues e bënë aktgjykimin këta të dy nuk kanë fare përgjegjësi lidhur me atë aktgjykim apo me vendimin që u marrë, kjo është argument i pabazuar për shkak se me vetë faktin që ekzistojnë 3 gjyqtarë me një trup gjykues nënkupton që edhe ata dy të tjerët marrin pjesë pra në vendimin përfundimtar lidhur me rastin”.

“Për neve kjo padi është veq me frikësu aktivizimin feminist në Kosovë edhe jemi të gatshëm për ta bërë këtë betejë duke e ditur prej tash që kemi me fitu. Këta dy anëtarët e trupit gjykues që na kanë paditur po pretendojnë që i‘u është dëmtuar reputacioni apo imazhi i tyre, për shkak sidomos që IKD ka përdorur fotografi të tyre në emisionin ku e ka zbulu këtë aktgjykim”.

Molliqaj tha se e kanë ende të paqartë padinë që i është bërë.

“”Qika” akuzohet për organizimin e një aksioni protestues dhe thuhet që është përmendur trupi gjykues dhe gjykata, gjë e cila është e vërtetë e gjë për të cilën ende qëndrojmë. Për shkak se ai aktgjykim është nxjerrë nga ky trup gjykues, secili anëtarë i këtij trupi gjykues ka përgjegjësi lidhur me këtë shfajësim të dhunuesve e fajësim të viktimës”

Edhe Molliqaj tha se nuk kanë ende qasje në padi e se kërkesë për ta marrë atë kanë bërë në Gjykatën Themelore në Gjilan

“Ata po duan me thënë që veç kryetari i trupit gjykues ka faj, ne kemi qenë në një konferencë për media të cilën e ka organizuar kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan që ka qenë mbi raportin vjetor të punës së kësaj gjykate. Ne bashkë me IKD kemi qenë pjesë e konferencës dhe kemi tentuar me i parashtrua pyetjet tona, një ndër to ka qenë “Si është e mundur që ne jemi paditur nga dy gjykatës personalisht ndërkohë që njoftimi për këtë është bërë në emër të gjykatës. Kryetari më tha mua personalisht që unë jam kryetar dhe vendosi vet, kjo për mua kallxon edhe njëherë për qëndrimet e tij tejet problematike në raport edhe me aktgjykimin. Neve nuk na mbetet gjë tjetër përveç të vazhdojmë në rrugët ligjore ashtu edhe qysh na tha kryetari i gjykatës, duke thënë se “Shihemi në gjykatë, shihemi në gjykatë” me një far toni kërcënues”.

“Ndonëse ne kemi bëtë kërkesë për qasje në dokumente publike nuk e kemi marrë këtë aktgjykim. Këtë pyetje e parashtrova në konferencë ndërkohë që kryetari i gjykatës, nuk e di a nuk po e dijke që vajza nuk ka qenë e mitur për shkak se në aktgjykimin që e posedon “Betimi për Drejtësi” vajza ka qenë 19 vjeçare kur ka ndodh dhunimi, ndërkohën ky sot tha se arsyeja pse s’jemi duke e publikuar aktgjykimin është fakti që vajza ka qenë e mitur, tash nuk e kuptova çka është tu ndodh a nuk është në dijeni apo është vetëm një mënyrë për me i ik përgjegjësisë për shkak se dokumentet e tilla duhet me qenë publike sidomos pas një reagimi kaq të madh të qytetarëve lidhur me këtë rast”, u shpreh ajo.  

Të ngjashme