Gjuhën frënge do ta mësojnë 65 zyrtarë dhe diplomatë, synohet promovimi i integrimit evropian

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 15:32 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Ministria e Administratës Publike (MAP) dhe Ambasada e Francës në Kosovë kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për bashkëpunim në “Avancimin e Mësimit të Gjuhës Frënge për Zyrtarët e Lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkëpunimit në Fushën e Aktiviteteve për Promovimin e Frankofonisë në Kosovë”.

Nënshkrimi i Marrëveshjes është bërë nga Behgjet Pacolli, Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të  Jashtme, Mahir Yagcilar, Ministër për Administratë Publike dhe Didier Chabert, Ambasador i Francës, raporton Ekonomia Online.

Pacolli tha se Kosova ka dëshmuar që ka një qasje konstruktive në mbushjen e misionit dhe vlerave të organizatës së frakofonisë dhe synon të bëhet anëtare me të drejta të plota të kësaj organizate ndërkombëtare.

“Këto vite të fundit ne kemi bërë zhvillime pozitive të elementeve të frankofonisë përmes së cilave mundemi të përmendim anëtarësimin e Kosovës në organizatën e frankofonisë dhe po ashtu edhe hapjen e një shkolle frënge në Kosovë”, shtoi Pacolli.

“Unë jam i bindur që këto programe bashkëpunimi mes dy vendeve do të shërbej për lidhjen dhe forcimin e shoqërive demokratike”, tha Pacolli.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Dider Chabert tha se shteti i Francës do të vazhdoj edhe me tej të jetë përkrahësi më i madh i shtetit të Kosovës në të gjitha programet e sidomos në kuadër të frankofonisë.

Ai tha se kjo marrëveshje është një shembull i cilësisë për atë se çka mund të bëjë Franca që të përgatis zyrtarët kosovar në gjuhën frënge.

“Prej 6 shkurt Evropa ka theksuar qartë se Kosova do të jete në programet e Bashkimit Evropian dhe gjuha frënge është e rëndësishme në BE dhe kjo do të ndihmojë mjaftë shume”, tha Chabert.

“Ky memorandum do të shërbej për punëtorët civil qe do të përfitojnë trajnime, seminare të ndryshme të gjuhës frënge që kërkohet në një nivel i njohurive të kësaj gjuhe”, shtoi Chabert.

Ky protokol është pjesë e aplikimit të Kosovës për anëtarësim si shtet anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF).

Qëllimi i kësaj iniciative është, ndër të tjera, që të shoqërojë Kosovën nga statusi i vëzhguesit në ONF, në atë të shtetit anëtar, duke zbatuar udhërrëfyesin në lidhje me përdorimin e gjuhës frënge në Organizatat ndërkombëtare dhe në mënyrë që të respektojnë angazhimet e politikës së integruar për të promovuar gjuhën frënge.

Kurset e ofruara në kuadër të këtij Memorandumi mirëkuptimi filluan në shkurt dhe organizohen nga Aleanca franceze në Prishtinë.

Kurset janë nga nivelet A1 deri në C1 të Kornizës së përbashkët të  Referencës për Gjuhët (CECR).

Të ngjashme