Gjuhet me armë drejtori i Financave në PK

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 23:51 | Nga

Drejtori i Financave në Policinë e Kosovës, Hamdi Hyseni ka qenë cak i gjuajtjes me armë zjarri sonte në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se viktima nuk ka pësuar lëndime ndonëse vetura e tij është dëmtuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me rastin ndërsa hetuesit e policisë kanë marrë në intervistë viktimën e këtij rasti që është zyrtar policor.

Të ngjashme