Gjukanoviq: Vetëm një njeri pa dinjitet e lejon veten të shkojë në Manastirin e Cetinjës me helikopter

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka kritikuar formën e shkuarjes së kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikijes, në ceremoninë e shugurimit në Manastirin e Cetinjës në Mal të Zi.

Ai ka thënë se “vetëm një njeri pa dinjitet” do të lejonte që “të sillej në manastirin e Cetinjës me helikopter duke u ulur në kryeqytetin malazez dhe nën mbrojtjen e jelekëve antiplumb, dhe kështu të turpëronte fronin e Shën Pjetrit të Cetinjës”.

“Sot në Cetinje, ne ishim dëshmitarë të turpit të madh të Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, një turp i paparë në historinë e gjatë të shtetit malazez, dhe njëlloj në historinë e të gjithë ortodoksisë. Abuzimi brutal i burimeve shtetërore, kryesisht në kryeqytetin malazez, Qeveria malazeze siguroi fronizimin me forcë të Mitropolitit Joanikijes, kundër vullnetit të shumicës dërrmuese të qytetarëve të Cetinjës dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve malazezë në Manastirin e Cetinjës, dhe kështu të turpërojë fronin e Shën Pjetrit të Cetinjsë”,ka thënë Gjukanoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme