Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq iu ka kërkuar serbëve në Kosovë të mos i bashkoheshin ushtrisë siç e ka quajtuar ai “ilegale” të Kosovës.
Sipas tij, “bazuar në ligjin penal të Serbisë, hyrja në formacione ilegale dhe të huaja të armatosura është e paligjshme dhe e dënueshme me deri në 10 vjet burgim”.
Ai theksoi se formimi i ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Kumanovës dhe kundër qëllimit të shtetit serb – domethënë, stabilitet afatgjatë.