Gjuriq e shpërfill ndalesën e MPJ-së, thotë se nesër do të vizitoj Pejën

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 13:48 | Nga

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, është shprehur i habitur pasi që Ministria e Punëve të Jashtme e ka refuzuar kërkesën e tij, për ta vizituar Pejën ditën e nesërme.

“Kjo nuk është vetëm absurde, është akt fëmijnor i sfidës së vendosjes së politikave shqiptare në Prishtinë. Është edhe sulm i turpshëm për lirinë fetare të serbëve në Kosovë e Metohi.

Unë pres që Bashkimi Evropian si ndërmjetësues në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës të reagoj për këtë të fundit, pasi që kjo rrezikon edhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Gjuriq, transmeton Indeksonline.

Gjuriq ka theksuar se Brukseli duhet të gjej një zgjidhje të qëndrueshme, dhe në Prishtinë të pajtohen me lirin e lëvizjes dhe vizitat zyrtare.

“Nesër do të jem në Patriark-anën e Pejës, por jo për shkak se ata janë përpjekur të ma ndalojnë por për shkak se unë jam përgjegjës për serbët në Kosovë”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se për këto ndalesa do t’i drejtohet Brukselit.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme