Gjuriq: Haradinaj i hoqi Trepçën e Ushtrinë nga programi

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 10:31 | Nga

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Lista Serbe qartë është obliguar se do të luftojë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Gjuriq, siç përcjell gazeta serbe ‘Veçernje Novosti’ ka vlerësuar se Lista Serbe tashmë ka bërë hapin e parë dhe ka vepruar ashtu që formimi i Ushtrisë së Kosovës të hiqet nga dokumenti i Qeverisë.

“Haradinaj në këtë moment nuk po e përmend shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka thënë se Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës ka hyrë që të ketë disa koncesione dhe nuk është e rastësishme që nga qëllimet programore të kabinetit Haradinaj është hequr çështja e formimit të Ushtrisë si dhe pronësia e Trepçës. (Koha.net)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme