Gjuriq i kundërpërgjigjet Thaçit

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 15:17 | Nga

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka thënë se për çështjen e kufirit me Serbinë do të diskutohet në dialogun e Brukselit.

“Ajo për të cilën Thaçi flet tregon qartë se disa mendojnë se do të jetë e mjaftueshme që të sjellë delegacionin e Serbisë dhe Presidentin Vuçiq në tryezën në Bruksel dhe të marrë gjithçka. Por ata nuk duhet të llogarisin në këtë gjë sepse kjo nuk do të ndodhë”, tha Gjuriq për Tanjug, lidhur me atë se si e sheh deklaratën e Thaçit përpara vazhdimit të dialogut në Bruksel që mbahet të dielën.

Të ngjashme