Gjuriq: Kur dhe kë ka provokuar Serbia

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

E dimë se ShBA-ja e përkrah pavarësinë e Kosovës, por ky nuk është arsyetim për barazim dhe njëjtësim të Serbisë e Kosovës, ka vlerësuar sot drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Marko Gjuriq duke komentuar kumtesën e Departamentit amerikan të Shteti t për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet dy vendeve, transmeton Koha.net.

Gjuriq, madje, siç përcjell i agjencia serbe lajmeve FoNet, ka pyetur, duke i harruar qëllimisht të gjitha ato që Serbia ka bërë që më shumë se 30 vjet në hapësirat e ish- Jugosllavisë: “Kur dhe ku ka provokuar Serbia dhe ku ka vënë barrikada ajo”.

“Kumtesa e Departamentit amerikan të Shtetit me siguri është e gjeneruar nga kompjuteri ose ajo ka të bëjë me një pjesë tjetër të botës. Do të doja të merrja sqarimin se ku dhe kur ka provokuar ndokënd Serbia ose t’i ketë vënë barriera kujtdo” ka thënë përmes kësaj kumtese Gjuriqi.

Ai në vazhdim ka përmendur ato që i ka quajtur pengesa të Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe si dhe “aksionet e shpeshta të dhunës që destabilizojnë situatën në terren”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme