Dialogu “teknik”, cilët janë zyrtarët nga Kosova e Serbia që do udhëtojnë në Bruksel

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Delegacioni serb do të udhëtojë sot në Bruksel, ku do të zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e BE-së dhe institucioneve të Kosovës, në dy ditët e ardhshme.

Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ai tha se çështja e njohjes së ndërsjellë nuk do të jetë në rendin e ditës, por do të jenë bashkëpunimi ekonomik, çështja e të zhdukurve dhe të zhvendosurve dhe angazhimet e bëra nga pala e Prishtinës në Marrëveshjen e Brukselit.

“Ne do të flasim kryesisht për bashkëpunimin ekonomik, si të kthehemi në tregun tonë në Kosovë, ku mallrat serbe janë dëbuar për më shumë se 20 muaj”, tha Gjuriq për Tv Pink.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj bashkë me kryesuesin e delegacionit kosovar në grupin punues për çështjen e zhdukurve Ibrahim Makolli do të jenë përfaqësuesit e Kosovës në takimin e radhës të dialogut me Serbinë në Bruksel.

Ata do të nisen sot për Bruksel derisa takimi do të mbahet nesër që temë diskutimi ka bisedimet për personat e zhdukur dhe të zhvendosur në nivelin teknik. Po ashtu, ata do të diskutojnë edhe për çështjet e tjera që u folën nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.

Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e këtij takimi të jetë edhe Skender Hyseni që u emërua koordinator shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme