Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka vazhduar të insistoj se Lista Serbe është e vetmja zgjedhje e mirë për serbët.
Ai ka akuzuar politikanët në Kosovë se po tentojnë që me çdo kusht të sigurojnë votat e serbëve në Kuvend në mënyrë që ta votojnë Ushtrinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
“Çdo votë e dhënë për përfaqësuesit tjerë që e quajnë veten serbë është e sponsorizuar dhe e kontrolluar nga Prishtina, të cilët duan të sigurojnë votat për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe forcimin e shtetit”, ka thënë Gjuriq për Tanjug.
Sipas tij, politikanët po bëjnë çdo gjë që t’i mbedhin këto vota dhe që ta forcojnë shtetin e Kosovës.
Gjuriq u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që ta votojnë Listën Serbe, pasi ai pretendon se është e vetmja parti që do tu sigurojë jetë më të mirë.
Ai ka folur edhe për Haradinajn, dhe ka thënë se serbët nuk duhet të frikësohen duke e etiketuar liderin e AAK-së si ‘terrorist’