Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha të mërkurën se “ndalimi i përfaqësuesve të Listës Serbe që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës është një akt me të cilin të gjitha të drejtat politike të popullit serb në krahinë i janë hequr”.
“Pjesëmarrja e mëtejshme e serbëve në çdo institucion të Prishtinës dhe proceset politike të organizuara nga Prishtina pas një akti të tillë bëhet e pakuptimtë”, tha Gjuriq për mediat në Serbi.
Ky reagim i tij erdhi pasiqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme nuk arriti t’i certifikojë kandidatët serbë për kryetar të katër komunave në veri.
Kandidatët e Listës Serbe nuk i morrën 2/3 e votave të nevojshme ashtu siç parasheh Ligji.
Për të njëjtën çështje ata kanë kohë të ankohen brenda 24 orëve në Panelin Zgjedhor pë Ankesa dhe Parashtresa, njofton Klan Kosova.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj.