Gjuriq: S’ka marrëveshje me Kosovën pa asociacionin

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se nuk do të ketë marrëveshje me Prishtinën derisa të përmbush plotësisht marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe.

Sipas tij, asociacioni është shtatë vjet e gjysmë me vonesë nga marrëveshja e arritur në Bruksel në 2013.

“Çdo kushtëzim i zbatimit të asaj që është rënë dakord deri më tani në Bruksel e bën të pakuptimtë të gjithë procesin e negociatave dhe na distancon nga çdo marrëveshje e re,” deklaroi Gjuriq në një njoftim për shtyp, raporton Tanjug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme