Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi Marko Gjuriq ka deklaruar sot se punëtorët e Trepçës mund të llogarisin në çdo lloj mbështetje të Qeverisë së Serbisë dhe se sipas tij Ligji i Trepçës nuk prodhon asnjë efekt juridik për shkak se ai është anuluar me vendim të Qeverisë së Serbisë.
Gjatë vizitës së tij tek minatorët e Trepçës në Leposaviq, Gjuriq përcolli mesazhin se Trepça mund të llogaris në mbështetjen e Qeverisë së Serbisë, jo vetëm politike, por edhe mbështetje juridik edhe financiare.
“Është detyra jonë, ne do të takohemi dhe do të mundësojmë Trepçën që të vazhdojë të funksionojë dhe se mesazhi më i rëndësishëm është: Trepça është e mbështetur nga Serbia, në mënyrë politike, ligjërisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër, nëse na e duhet “, ka thënë Gjuriq.
Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Gjuriq ka thënë se me rastin e Ligjit të Trepçës, gjyqësori i Kosovës është interesant.
“Për ne, një vendim i tillë nuk do të prodhojë asnjë efekt juridik ajo ishte në fund të fundit e tëra e shtrembëruar. Ligji anuloi vendimin e qeverisë së Serbisë dhe për ne gjëja më e rëndësishme do të jetë vazhdimi i këtij prodhimi, do të vazhdojë jetesa, si qeveria serbe në vitin 2017, pavarësisht nga ngjarjet, të sigurohet ekzistenca e Trepçës dhe funksionimi i sistemit, si dhe mbështetja e këtyre njerëzve” ka shtuar Gjuriq.
Gjuriq ka thënë se lufta për Trepçën duhet të vazhdoj që të mos mbesë në duart e njerëzve në rajon të Kosovës.
“Kur është fjala për masat ekonomike do të thotë se qeveria e Serbisë për vitin e ardhshëm në masat e saj mbështetëse të buxhetit do të parashikojnë se realizimi i projektit për të cili edhe kryeministri Aleksandar Vuçiq njoftoi gjatë vizitës së Trepçës-ndërtimin e një fabrike të re të baterive-ne do të bëjmë çdo gjë që të vazhdojë realizimi i një projekti të tillë me qëllim për të hapur më shumë vende pune për të gjithë ata që jetojnë këtu”, ka thënë ai.
“Serbia qëndron me Trepçën, Trepça qëndron me Serbinë dhe qëndron me të gjithë njerëzit e kësaj fushe. Unë nuk do të lejojë askënd të vendosë për atë që i takon popullit, njerëzve që e krijuan atë dhe e bënë shtyllën kurrizore të ekonomisë në veri të Kosovës”, ka vazhduar Gjuriq.
Gjuriq ka thënë se që nga viti 1999, 50 mijë serbë kanë mbetur pa punë vetëm për shkak të përkatësisë etnike në sektorin publik ose të ndërmarrjeve shoqërore dhe shtetërore në Kosovë.