Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se formimi i siç e ka quajtur ushtrinë e Kosovës “formacion të armatosur ilegal në territorin e Serbisë” do të përbënte një kërcënim për sigurinë e të gjithë rajonit.
Ai iu ka thënë gazetarëve në Beograd se vetëm përmendja e mundësisë së krijimit të forcave të armatosura të Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së, mandatit të KFOR-it dhe Kushtetutës së Serbisë, dhe kjo është një përpjekje për të nxitur tensione dhe konflikte të reja.
Ai shtoi se kjo nuk mund të sjellë asgjë të mirë as për popullin serb e as shqiptar, veçanërisht në një kohë kur bën deklarata në lidhje me rindarjen e kufijve, krijimit të siç ka thënë ai “Shqipërisë së Madhe fashiste në territorin e vendit tonë”, raportojnë mediat serbe.(KlanKosova)