Gjuriq: Viktima e parë nga Coronavirusi në mjediset serbe në Kosovë

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Një pacient i infektuar me Coronavirus nga Leposaviqi, në veri të Kosovës, ka vdekur pas transferimit për trajtim të mëtutjeshëm në Nish të Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas tij, bëhet fjalë për një burrë, i lindur në vitin 1973, i cili ka pasur probleme me veshkat dhe ka qenë në dializë në spital të Mitrovicës së Veriut.

Në Kosovë deri më tash janë konfirmuar 128 persona të infektuar me Coronavirus, prej të cilëve tre vijnë nga mjediset serbe, por janë të regjistruar në evidencën zyrtare të Qeverisë së Serbisë.

Me viktimën që ka konfirmuar Gjuriq, numri i të vdekurve nga Coronavirusi në Kosovë, është rritur në dy.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme