Gjykata austriake kërkon nga Facebooku të fshijë postimet urryese

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 16:24 | Nga

Një gjykatë austriake ka vendosur që Facebook të heqë postimet urryese jo vetëm në Austri por në platformën në të gjithë botën.

Vendimi ka lidhje me rastin e lideres së Jeshilëve, Eva Glawisching, e cila i ishte drejtuar gjykatës për komentet në llogarinë e saj në rrjetin social nga një profil fals.

Në bazë të vendimit të gjykatës, Facebook duhet të fshijë të gjitha postimet që përmbajnë fraza të palejueshme apo gjuhë urrejtje, qoftë nga profili që i ka publikuar i pari, edhe nga profilet apo faqet e atij që i shpërndan, qofshin këta austriakë apo nga vende të tjera. Shoqëria megjithatë nuk është e nevojshme të individualizojë apo të heqë postime të ngjashme, pra, fraza me kuptime të ngjashme por e shkruar me fjalë të ndryshme.

Kundër nxitjes së urrejtjes dhe dhunës online, për të cilat fundmi Facebook ka nisur një kontroll masiv, muajin e kaluar ndërhyri Gjermania, duke miratuar një ligj që parashikon gjoba deri në 50 milionë euro nëse kompanitë e internetit nuk i fshijnë në mënyrë të menjëhershme postimet e dhunshme.

Facebook të fshijë të gjitha postimet urryese

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme