Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara ka mohuar përkohësisht punën e hetuesve të Kongresit amerikan për të pasur qasje në të dhënat e Shtëpisë së Bardhë të ish-Presidentit, Donald Trump.
Vendimi vjen dy ditë pasi një gjykatë urdhëroi që dokumentet t’i dorëzohen komitetit të Kongresit që drejton hetimin.
Ligjvënësit po përpiqen të zbulojnë nëse Trump kishte njohuri paraprake për trazirat, raporton bbc.
Mbështetësit e Trumpit sulmuan ndërtesën e Kapitolit më 6 janar ndërsa Kongresi po mblidhej për të vërtetuar rezultatin e zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.
Trump ka refuzuar të pranojë humbjen e zgjedhjeve ndaj presidentit Joe Biden vitin e kaluar, duke pretenduar – pa prova – për mashtrim masiv të votuesve.
Hetimi po kryhet nga një komitet i ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila dominohet nga demokratët e presidentit Biden.
Paneli dëshiron të shohë të dhënat telefonike, regjistrat e vizitorëve dhe dokumente të tjera të Shtëpisë së Bardhë që mund të hedhin dritë mbi ngjarjet që çuan në sulmin ndaj Kongresit.
Ndryshe, mbi 670 persona janë arrestuar për pushtimin e kompleksit të Kapitolit.