Gjykata e Apelit merr një vendim për Pal Lekajn

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje rastin e Pal Lekaj dhe të tjerëve të akuzuar për vepra që ndërlidhen me korrupsion.

Prokuroria pretendon se këto vepra janë konsumuar në kohën kur ministri Lekaj ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës, e bashkë me Ismet Isufin, Pashkë Sylën, Bekim Sylën, Teuta Mejzinin, Dafina Thaqin dhe Veli Hajdaragën, kanë manipuluar me shpërndarjen e subvencioneve.

Mirëpo gjykata e Apelit, rastin ku akuzohet ministri Lekaj bashkë me 6 persona të tjerë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e ka kthyer në rivendosje për të cilën vepër, Gjykata Themelore në Gjakovë e kishte konfirmuar aktakuzën.

Ndërsa sa i përket veprës tjetër të përvetësimit të detyrës, për të cilën edhe Gjykata e Gjakovës, e kishte hudhur këtë pikë të aktakuzës, të njëjtën e ka vërtetuar edhe Apeli.

Kundër vendimit të gjykatës së Gjakovës, avokatët e të akuzuarve ishin ankuar në Apel, pasi që gjykata kishte refuzuar kundërshtimet e aktakuzës dhe provave nga ana e tyre, transmeton Insajderi.

Ish-kreu i Gjakovës, Pal Lekaj së bashku me Ismet Isufin, Pashkë Sylën, Bekim Sylën, Teuta Mejzinin dhe Dafina Thaqin akuzohen se duke vepruar si zyrtarë të Komunës së Gjakovës, kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare gjatë shpërndarjes së subvencioneve.

Të njëjtit ishin deklaruar të pafajshëm, për akuzat që ju ngarkohen.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i akzuari Veli Hajdaraga ngarkohet me veprën e mashtrimit me subvencione të shmangjes nga tatimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme