Gjykata Themelore në Gjilan ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit në institucionin e kujdesit Shëndetësor ndaj të dyshuarit për ngacmim të familjarëve të tij, Vali Corleone.
Ndaj tij u caktua masa e ekzaminimit psikitarik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
Lajmin për KALLXO e bëri të ditur zyrtari për informim në Gjykatën Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
“Ndaj të pandehurit caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë në kohëzgjatje prej 15 ditëve”, shtoi Shkodra.
Corleone u arrestua nga policia në ditën e djeshme nën dyshimin se ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij.
Ai kishte pasur probleme me ligjin edhe në vitin 2014.