Një zjarr ka përfshirë pak minuta më parë katin e parë të Gjykatës së Lartë në Tiranë, në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”.
Zjarri ka rënë në arkivin e Gjykatës së Lartë në katin e parë të ndërtesës.
Në pamjet e para shihen makinat e zjarrfikëses dhe policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bateri kompjuteri (UPS), ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëmtime të dokumentave.
Ende nuk dihet asgjë për shkaqet, nëse ka qenë i rastësishëm apo i qëllimshëm, por për shkak të rëndësisë së institucionit ku ka rënë zjarri, forca të shumta zjarrfikësish kanë shkuar atje.
Në vendngjarje ndodhet edhe një grup hetimor, i cili do të përpiqet të përcaktojë shkaqet e rënies së zjarrit.
Policia dhe forca të shumta zjarrfikëse janë dislokuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e tij.