Gjykata e Tiranës pranon ekstradimin për ish-luftëtarin e UÇK-së

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Tiranës ka pranuar ekstradimin për ish-luftëtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj.

Në kohën që zhvillohej seanca, mbështetës të Goxhajt ishin mbledhur para Gjykatës së Tiranës me pankarta ku kërkohej lirimi i tij.

Që nga arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK vazhdimisht ka pasur protesta në mbështetje të tij.

Sipas avokatit Ardian Vishaj, kjo është një çështje me natyrë politike.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.

Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Goxhaj dyshohet se akuzohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme