Gjykata e Tiranës sekuestron pasuri prej afro 300 mijë eurove

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Tiranës ka sekuestruar pasuritë në emër të një shtetasi 42-vjeçar i cili rezulton i dënuar për drogë në Itali.

Policia bën me dije se në zbatim të vendimit të gjykatës u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 300 mijë euro të cilat përfshinin një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Materialet në ngarkim të shtetasit në fjalë, i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në emër të shtetasit Gj. (Sh.), Ll., 42 vjeç, dhe të familjarëve të tij”.

“Në zbatim të këtij vendimi u sekuestruan një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, vlera e të cilave arrin rreth 300 mijë euro”.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Gj. (Sh.), Ll., të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Të ngjashme