Gjykata Evropiane dënon Turqinë

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka dënuar Turqinë për ndalimin “e paligjshëm” të një gjyqtari turk pas një grusht-shteti të pasuksesshëm në vitin 2016.

Gjykata Evropiane në vendimin e saj thekson se dënimi i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese turke, Alparslan Altan, “u bazua në dyshimin se ai i përket një organizate kriminale”.

Gjykata ka urdhëruar Turqinë të paguajë 10.000 euro për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 50,000 vetë, duke përfshirë ushtarë, gjyqtarë dhe mësues, pas asaj që Ankaraja e quan grusht-shtet të pasuksesshëm në vitin 2016.

Më shumë se 140,000 vetë u shkarkuan ose u pezulluan nga puna.

Turqia fajëson për grusht-shtetin lëvizjen “Hizmet” të udhëheqësit fetar, Fetullah Gylen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme