Gjykata i cakton masën e paraburgimit personit që ushtroi dhunë në familje

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehuritA. E.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit A. E., ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike, ndaj prindërit të tij, të dëmtuarit Xh. E., ashtu që fillimisht i kërkon para, e më pas shtynë duke e rrëzuar në tokë dhe godet me këmbë, duke shkaktuar frikë, ankth dhe shqetësim emocional në familje. 

Me këto veprime i pandehuriA. E., dyshohet të ketëkryer veprënpenale dhunë në familje nga neni 248 paragrafi 3, pika 3.2 lidhur me 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm,pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi qëpo të lihet në liri ekziston rreziku i ikjes dhe përsëritja e veprave penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Të ngjashme