Gjykata i cakton masën e paraburgimit prej një muaji 19-vjeçarit të dyshuar për vrasjen në Vushtrri

Prishtinë | 24 Mar 2025 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar një muaj paraburgim për 19-vjeçarin B.D., i dyshuar për vrasjen e një moshatari në Vushtrri të dielën.

Sipas njoftimit zyrtar, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit, i cili akuzohet për “vrasje të rëndë” dhe “mbajtje të paautorizuar të armëve”.Mitrovicë, 24 mars 2025 – Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë duke e caktuar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar për veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme