Ajo ka vendosur detyrim paraqitje për Ahmet Tobli, Lulzim Popa, Saimir Trota, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidini, Zenel Matmuja, Fatos Harulla, Rasim Koloshi.
Arrest shtëpie është vendosur për Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.
Arrestim me burg për Xhevahir Herenin, Elton Cenkun, Florin Onuzin, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi.
Pasi gjyqtarja përfundoi leximin e vendimit në sallë janë dëgjuar të thërrasin “Turp! Turp!”.
Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.
Ndërkohë, pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit. Edmond Spaho u shfaq i gjakosur teksa foli për mediat. “Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho.
Ai telefonoi edhe ministrin e Brendshëm Xhafaj, duke i kërkuar largimin e policisë, e cila më pas lejoi deputetët e PD të futen në sallën e gjyqit, e cila u zhvillua pa praninë e medias.
Në anën tjetër të Lanës, nuk mungoi edhe grumbullimi i qytetarëve në mbështetje të të arrestuarve. Ata kërkuan lirimin e tyre, duke thirrur me megafon: “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët”.