Gjykata Kushtetuese ka hapur një faqe në rrjetin social, Facebook.
Kjo është vërë e ditur nga vet kjo gjykatë përmes një komunikate për media.
Me qëllim të përmirësimit të komunikimit me publikun dhe qasjen më të lehtë të qytetarëve dhe mediave në informatat më të fundit përkitazi me punën dhe veprimtarinë e saj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka hapur faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, thuhet në njoftimin e tyre.