Prej perspektivës sime, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka logjikë juridike.
E kam thëne edhe para dy javësh se ky aktgjykim e ka një hile te madhe. Gjykata Kushtetuese vlerëson kushtetutshmërinë e ligjeve dhe vendimeve administrative nëse janë në pajtim me Kushtetutën, dhe jo e kundërta nëse Kushtetuta është në pajtim me ligjet.
Ky aktgjykim i merr në mënyrë te pjesshme në përpjekje për të argumentuar vendimin e saj, praktika nga shtetet e forumit të Komisionit të Venecias.
Integriteti dhe figura e pastër e kandidateve është e rëndësisë së veçantë për çdo shtet që aspiron zbatimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe të qeverisjes së mirë. Sidoqoftë, jo ne kurriz apo për të rehabilituar kërkesa të partive të caktuara politike.
Gjykata Kushtetuese në emër te sigurisë juridike, me këtë aktgjykim e ka cenuar rëndë sigurinë juridike në Kosovë.
Një aktgjykim njëpërdorimësh, por që do ketë pasoja në të ardhmen deri kur të kemi një reformë të thellë kushtetuese.