Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që kërkonte shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për caktimi ne masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, pa marrë më parë autorizimin e Kuvendit.
Deputetët e Rithemelimit, pretenduan se masa e marrë ndaj Sali Berishën ‘detyrim paraqitje’, më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv Partizani, është antikushtetuese dhe është marrë pa u kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit.
Prokuroria e Posaçme i kërkoi më 12 dhjetor Kuvendit autorizimin për arrestimin e Sali Berishës në kushtet kur ish-kryeministri në hetim për aferën e privatizimit të klubit “Partizani”, nuk zbatoi masën e gjykatës, atë të detyrimit për tu paraqitur.