Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e “Gekos sh.p.k”, ku pretendohej se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tyre nga vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit
Në vijim vendimi i plotë:
Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 24 shkurt 2021, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën: KI 62/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen e shkurtër të vendimit (teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
Parashtrues: Gekos sh.p.k.
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren [ADGJTHP.nr.4/20], të datës 11 mars 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme], paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.