Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj ndaj të dyshuarit SH.U., i cili dyshohet se ka dhunuar një 13-vjeçare në shtator të këtij viti.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Policia e Kosovës dje njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, shkruan Sinjali.
“DHUNIM-Gjilan, Shtator 2021 – NN. Me 02.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.