Gushtin e kaluar, Taylor Smith (19) e shtyu miken e saj Jordan Holgerson (16) nga një urë 18 metra e lartë.
Jordania po mblidhte forcat për t’u hedhur nga ura në ujë, siç bënë edhe shumë të tjerë para saj, por Taylor mendonte se një e shtyrë do ta ndihmonte.
“Vitin e kaluar mikja ime ma ndryshoi jetën duke më shtyrë në ujë, nuk mund të merrja frymë, kur më nxorën nga uji, mendova se do të vdisja. Trupi im ndryshoi ngjyrën nga një sekondë në tjetrën, isha në spital për tre ditë. Nuk mund të bëja dush ose të shkoja në banjë, mezi po ecja”, rrëfeu Jordani në gjykatë e përlotur.
Jordania kishte fraktura në 6 brinjë, një mushkëri të shpuar, një hematomë të fytit dhe plagë në të gjithë trupin. “Kur u largova nga spitali, isha në dhimbje të mëdha, brinjët më janë shëruar deri më tani, por ende kam dhimbje”, tha ajo para gjykatësit.
Nga ana tjetër, mikja e saj Smith u deklarua fajtore dhe gjithashtu iu drejtua gjykatës me një kërkesë faljeje.
“Që nga incidenti vitin e kaluar, jeta jonë nuk është e njëjtë, jam shumë e pjekur, kam mësuar se duhet të mendoj para se të bëj diçka të shpejtë, dua të kërkoj ndjesë nga Jordani dhe familja e saj”, tha ajo.
Gjyqtari Darwin Zimerman i tha Smithit se duhet të kalojë ca kohë pas hekurave. “Ju mund ta kishit vrarë atë”, iu drejtua ai.
Zimmerman urdhëroi vajzën të kalojë dy ditë burg dhe të shpenzojë 38 ditë në punë sociale. Sapo e dëgjoi, Taylor filloi të qante, sepse për të kjo ishte një lloj surprize.
Pretendohet se marrëveshja e mëparshme ishte të kalonte 60 ditë në arrest shtëpiak. Kur gjyqtari dëgjoi dëshminë e Jordanit dhe nënës së saj, ai ndryshoi mendje.