Gjykata ndryshon masën e sigurisë për kreun e Bashkisë së Lezhës

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 13:47 | Nga

Gjykata e Lezhës ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest shtëpie, në detyrim paraqitje për kreun e Bashkisë së Lezhës, Fran Froku, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Në vendimin e sotëm, gjykata e ka lënë të lirë Frokun, ndërsa ai duhet të paraqitet dy herë në javë tek policia gjyqësore.

Pak muaj më parë, Frokaj bashkë me disa zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, u vunë në pranga me akuzën e tjetërsimit të disa pronave në Shëngjin dhe Rana e Hedhun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme