Gjykata nuk e pranon kërkesën e Prokurorisë: Lirohet avokati Besnik Berisha

Prishtinë | 16 Kor 2023 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për avokatin Besnik Berisha.

Atij i është caktuar masa që të mos i afrohet personave të caktuar, në këtë rast dëshmitarëve të këtij rasti.

Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen avokati i Berishës, Naim Rudari.

“Gjykata e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë. I është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar personave të caktuar”, ka thënë Rudari.

Berisha ishte në mesin e disa të arrestuarve që dyshohen për ushtrim të ndikimit, pengim i procedurës penale dhe dhënia e ndihmës në kryerjen e veprave penale.

Të ngjashme