Gjykata nuk ka padi të Shpend Ahmetit për Bordin e drejtorëve të “Trafiku Urban”

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 10:10 | Nga

Nën arsyetimin se ka bërë padi ndaj përzgjedhjes së Bordit të Drejtorëve të NP “Trafiku Urban”, Komuna e Prishtinës nuk e njehë asnjë vendim të këtij Bordi. Shkarkimin e Bordit nuk e njehe as vetë Kryshefi Ekzutiv i kësaj Ndërmarrje, Halil Mustafa i cili ende është duke shkuar në punë. Por ,Gjykata nuk e ka protokolluar asnjëherë vendimin e kryetarit Shpend Ahmetit për padi ndajë emërimit të Bordit.

Drejtori i ri Hafir Hamiti, i cili pretendohet se është sjellë nga Bordi i “Trafikut Urban”, nuk është i pranueshëm për Komunën e dhe as nga punëtorët e vetë ndërmarrjes. Ata thonë se për ta drejtor i vetëm legjitim është Halil Mustafa.

Komuna e Prishtinës, dhe Halil Mustafa nuk e njohin vendimin e Bordit, pasi që Komuna e Prishtinës pretendon se ka bërë padi në Gjykatë lidhur me ermin e këtij Bordi. Andaj, Komuna po pretendon se, deri sa Gjykata të thotë fjalën e vetë, ky Bord në përbërje prej, Avdi Feri, Fellanza Pula, dhe Bashkim Ibrahimi nuk është legjitim.

Nga burimet e veta lajmi.net ka mësuar se Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka kurrfarë padije për këtë punë.

“Në kohën kur zyrtari ligjorë e ka dërguar në Gjykatë padinë e ushtruar nga kryetari Shpend Ahmeti për kontestimin e emërimit të Bordit të Drejtorëve nga Komisioni i Aksionarëve të Komunës së Prishtinës, gjykata nuk e ka protokolluar atë padi. Pra, Gjykata nuk e posedon një padi të tillë”, ka bërë të ditur ky burim.

Nga ana tjetër, lajmi.net ka disa ditë që ka pyetur në Gjykatën Themelore të Prishtinës nëse kjo gjykatë, ka pranuar padi lidhur më këtë çështje nga Komuna e Prishtinës. Por, gjykata nuk është përgjigjur.

Lajmi.net e posedon pjesën tekstuale të padisë se Komunës e cila, është bërë me datë 09.03.2016.

Sipas kësaj padije, pretendohet se Komisioni i Aksionarëve të Komunës së Prishtinës në krye me Shiqiri Spahun dhe Lirie Avdiu, kishin përzgjedhur për drejtor të Bordit kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kushtit konfomë ligjit.

“Anëtarët të cilët në këtë vendim janë përzgjedhur anëtar të Bordit të Drejtorëve nuk i plotësojnë kushtet e përshtatshmërisë profesionale siç është përcaktuar me nenin 17 të Ligjit nr 03/L-87 për Ndërmarrje Publike. Pika b, e paragrafit 3 të nenit 17 thotë : duhet të ketë së paku 5 vite përvojë pune- së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit- në fushën e administrimit të biznesit, financave korporartive, financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës së njohurisë e cila ka të bëjë më veprimtarinë afariste të NP-së. Ose së paku 5 vite të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së. Përvoja e tre anëtareve të përzgjedhur nuk është në asnjërën”, thuhet në dokumentin paditës të Komunës së Prishtinës.

Kuvendi Komunal i Prishtinës me datë 18.02.2015 kishte nxjerr vendim me të cilin ka emëruar si anëtarë të Komisionit të aksionarë, Shiqeri Spahiu dhe Lirie Avdiu, ndërsa Genc Bashota është emëruar me vendim të kryetarit të Komunës së Prishtinës me datë 28.10.2015, por pas disa muajve anëtarët e caktuar nga kryetari i Komunës ishin tërhequr nga të gjitha ndërmarrjet me vendim të Ahmetit.

Ndërsa, Komisioni i Aksionarëve ne përbërje prej Shiqeri Spahiu, edhe Lirie Avdiu, pas shqyrtimit të aplikacioneve të kandidatëve në bazë të konkursit të datës 16.12.2015 në mbledhjen mbajtur më datë 02.02.2015 mori vendim nr 0169/2 për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Trafiku Urban”.

Ndërkaq, në muajin shkurt të vitit 2017, Bordi i Drejtorëve të “Trafiku Urban”, ka marrë vendim për shkarkim të Kryeshefit Ekzekutiv Halil Mustafa me arsyetimin se ka dështuar ta ushtrojë këtë funksion si duhet. Me rastin e këtij shkarkimi, Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrje ka vendosur që në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të vendoset përkohësisht Hafir Hamiti. Por, punëtorët nuk po e pranojnë këtë drejtor dhe as Komuna e Prishtinës, duke konsideruar vendimin e Bordit si jo legjitim, për faktin se nuk e njohin as Bordin, ndërsa Halil Mustafa po vazhdon të shkojë në punë dhe ende është i vendosur në zyrën e Kryshefit Ekzutiv në NP “Trafiku Urban”.

2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme