Gjykata refuzon kërkesën për lirimin e Thaqit, lënda shkon në Beograd

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 15:37 | Nga

Gjykata e Nishit e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Nehat Thaqit për lirim nga arresti. Ndërkohë Prokuroria e Lartë e Nishit, sot, e ka proceduar lëndën e drejtorit të policisë për në Beograd.

Lajmin për refuzimin e ankesës së mbrojtjes e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Prokurorisë së Lartë të Nishit Vladimir Stanojeviq.

Sipas tij, për fatin e drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, që nga sot do të vendos Gjykata e Beogradit.

“Ankesa e mbrojtjes u refuzua dhe lënda u dërgua në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd. Tani ata e kanë në dorë të vendosin se si do të zhvillohet më tej ky proces”, ka thënë Stanojeviq.

Ndërkohë që Thaqi u arrestua të enjën pas mesnate në hyrje të Serbisë. Atij të më 30 shtator gjykata e Nishit ia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Të ngjashme