Gjykata Speciale arreston Fahri Fazliun

Prishtinë | 17 Pri 2024 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i familjes së Fazliut, Fadil Fazliu, i cili tha se i njëjti është arrestuar nga policia e EULEX-it.

“Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i”.

“Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai”, raporton Klan Kosova.

Specialja në shtator të vitit të kaluar pati bastisur banesën e Fazliut, për të cilën bastisje pati thënë se gjërat që i kanë marrë Specialja kanë qenë të kota për ta.

Të ngjashme