Gjykata Supreme Amerikane vendosi kundër disa masave kufizuese gjatë pandemisë

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të mërkurën mbrëma se kufizimet e imponuara ndaj tempujve të besimit nga Guvernatori i shtetit të New York, Andrew Cuomo, gjatë pandemisë së koronavirusit janë shkelje e amendamentit të parë të Kushtetutës së SHBA-së.

Vendimi me 5 vota pro dhe 4 vota kundër është veprimi i parë i gjykatëses së re të caktuar nga Presidenti Trump dhe aprovuar nga Senati Amerikan me shumicë republikane, Amy Coney Barret, që ksihte hedhur votën përcaktuese në favor të kishës Katolike dhe Sinagogave Ortodokse Hebraike.

“Jo vetëm që nuk ka dëshmi se pala ankuese ka kontribuar në përhapjen e Covid-19 por ka rregulla tjera më pak kufizuese që do të mund të caktoheshin për të minimizuar rrezikun e pjesëmarrësve të shërbimeve religjioze” shkruhej në vendimin e gjykatës.

Ky vendim i gjykatës përveç se e ka vlerësuar se autoritetet e New York kanë bërë shkelje por edhe kanë diskriminuar ndaj këtyre grupeve. Akuzë kjo që i ishte bërë pushtetit të New York shpesh gjatë këtij viti rreth vendimeve kontroverse të këtij shteti në lidhje me komunitetin ortodoks hebraik.

Shteti i New York i udhëhequr nga përfaqësues të partisë demokratike akuzohet shpesh për standarde të dyfishta kur impononin karantinë të rreptë derisa vet i shmangeshin këtyre kufizimeve dhe shpesh janë kritikuar edhe për paaftësi në menaxhim të pandemisë. Në New York ishte rasti më i rëndë ku të infektuarit me Covid-19 ishin dërguar në izolim në shtëpi të kujdesit për të moshuar që kishte shkaktuar vdekje të shumta të banorëve të moshuar.

Tani grupet nuk janë më të obliguar të respektojnë kufizimet prej 10-25 pjesëmarrës por kjo është edhe sinjal i kthesës së shumicës konservatore në Gjykatën Supreme. Gjatë seancave të shqyrtimit të kandidaturës së Gjykatëses Amy Coney Barret, senatorët, lobuesit dhe mediat e demokratëve kishin lëshuar insinuata se devotshmëria e kandidates do të ishte pengesë gjatë shërbimit të saj. Kjo nuk ishte dëshmuar dhe kishte raste kur senatorët demokratë ishin turpëruar nga tani gjykatësja gjatë seancës gjatë me paraqitjen e saj profesionale.

Konservatorët republikanë kritikuan ashpër demokratët për hipokrizinë dhe përpjekjen e tyre për të paraqitur Amy Coney Barret si një fanatike që kishte synim përmbysjen e vendimeve të mëparshme të gjykatës. Përpjekja e tyre për të paraqitur gjykatësen si një homofobe e raciste madje ishte qesharake nga disa senatorë të demokratëve. Ishin përpjekur që të shtrëngonin gjykatësen të deklarohej mbi rastet e mundshme hipotetike, që gjykatësja kishte refuzuar gjatë seancave dëgjimore, që ja zunë për të madhe demokratët.

Ky rregull i mos deklarimit si për ironi ishte vendosur nga senatorët demokratë, e jo më pak ironi, nga atëkohë udhëheqësi i komisionit për drejtësi të Senatit Amerikan, përfaqësuesi demokrat nga Delaware, Joe Biden. Kjo kishte ndodhur kur ishte konfirmuar kandidatja për gjykatëse në Supreme nga demokratët, Ruth Bader Ginsburgh, gjykatësja që vdiq këtë vit dhe u zëvendësua nga Amy Coney Barret. Gjykatësja e re Supremes konsiderohet origjinaliste në interpretimin e kushtetutës amerikane. Ky tipar i saj, përveç zotësisë së saj, respektohet në qarqet e juristëve amerikanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme