Ekonomia Online
FUNDIT

Gjykata Supreme refuzon revizionin për shpifje ndaj gazetarit të “UlpianaPress”

Gjykata Supreme refuzon revizionin për shpifje ndaj gazetarit të “UlpianaPress”

Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar revizionin e paditësit I.A., të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykata e Apelit, në çështjen juridike kontestimore kundër të paditurit G.D., me objekt kontesti kompensim i dëmit për shkak të shpifjes dhe fyerjes. Sipas komunikatës, I.A. ka kërkuar që të detyrohet G.D., gazetar në portalin “UlpianaPress”, që t’ia kompensojë […]

Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar revizionin e paditësit I.A., të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykata e Apelit, në çështjen juridike kontestimore kundër të paditurit G.D., me objekt kontesti kompensim i dëmit për shkak të shpifjes dhe fyerjes.

Sipas komunikatës, I.A. ka kërkuar që të detyrohet G.D., gazetar në portalin “UlpianaPress”, që t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar në shumë prej 10.000,00 euro, si pasojë e publikimit të fakteve të pavërteta më 22.10.2018 me titull “Pushteti i I.A., nuk ngopet shpenzon mijëra euro për dreka” dhe më 24.10.2018 me titull “Për tre muaj komuna e Lipjanit 30.000,00-€ për ushqim e karburante”, me pretendimin se i është cenuar dhe dëmtuar personaliteti, dinjiteti dhe reputacioni.

Kjo padi ishte refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega Lipjan, ndërsa aktgjykimi i shkallës së parë ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit. Kundër këtij vendimi, paditësi kishte paraqitur revizion në Gjykata Supreme.

“Nga shqyrtimi i shkresave të lëndës, Gjykata Supreme vlerëson se në rrethanat konkrete të rastit, nuk janë përmbushur elementet ligjore të përgjegjësisë civile për shpifje, meqenëse nga provat e administruara rezulton qartë se i padituri nuk ka qenë autor i publikimeve kontestuese, por ka transmetuar informacione të cilat buronin nga raporte monitoruese dhe media të njohura, përkatësisht nga publikimi i Organizatës ‘Polis’ dhe gazeta ‘Koha Ditore’”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Supreme.

Në vijim, theksohet se: Në këtë kontekst, Gjykata Supreme vlerëson se i padituri ka vepruar brenda kufijve të lirisë së shprehjes dhe informimit për çështje me interes publik, pa u dëshmuar qëllimi i keq apo shpërndarja e qëllimshme e informatave të pavërteta. Një qasje e tillë është në përputhje jo vetëm me Ligjin Nr. 02/L-65 për Shpifjen dhe Fyerjen, por edhe me standardet e Nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilave përgjegjësia për shpifje nuk mund t’i imponohet një personi që ka përcjellë informacione nga burime të besueshme dhe në funksion të debatit publik, pa qenë autor i drejtpërdrejtë i pretendimeve faktike.

Të ngjashme