Gjykata Themelore e Prishtinës funksionalizon Departamentin Special

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Është funksionalizuar Departamenti Special në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kryetarja e Gjykatës, Afërdita Bytyçi ka pritur në takim gjyqtarët që janë përzgjedhur në këtë Departament:

Arben Hoti, Valbona Musliu-Selimaj, Valon Kurtaj, Musa Kongjeli, Shadije Gërguri dhe Albina Shabani-Rama.

Gjatë këtij takimi është biseduar për fillimin e punës së këtij departamenti, dhe në ditët e ardhshme pritet të hartohet plani i punës.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore synon rritjen e efikasitetit në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizimit, parandalimin e shpërlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.

Kryetarja Bytyçi ju ka uruar gjyqtarëve mirëseardhje dhe suksese në pozitat e tyre.

Të ngjashme