Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarve V.A, A.A dhe D.H.
Të akuzuarit V.A dhe A.A janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj për secilin veç e veç, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej 2 viteve, nuk do të kryejnë vepër penale të re, duke llogaritur kohën në arrest shtëpiak, prej dt. 29.04.2015 deri me dt.29.07.2015, për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa për veprën penale Mashtrim i blerësve nga neni 299 paragrafi l lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa të akuzuarit V.A dhe A.A, në bazë të nenit 364, paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPP të Republikës së Kosovës, janë liruar nga akuza sepse gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer këtë vepër penale.
Kundër të akuzuarës D.H është refuzuar akuza, në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPP të Republikës së Kosovë, pasi që Prokurori i Shtetit është tërhequr nga akuza në shqyrtimin gjyqësor për veprat penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi l lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mashtrim i blerësve nga neni 299 paragrafi l lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike të dëmtuarit udhëzohen në kontest civil.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.