Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë vendim që të punojë me staf të reduktuar, pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë.
“Gjykata Themelore në Gjakovë, pas situatës së fundit të krijuar me pandeminë Covid – 19, ku është rritur numri i të infektuarve, ka marr vendim që të reduktohet numri i stafit administrativ. Duke ju përmbajtur rekomandimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është marr vendim që në Gjykatë të reduktohet stafi administrativ në 50%. Inkurajojmë qytetarët të cilët parashtrojnë kërkesë për lëshimin e certifikatës së gjendjes penale, që aplikimin ta bëjnë në mënyrë elektronike në linkun https://gjakove.gjyqesori-rks.org/info-te-pergjithshme-fakte-kyce/. Vetëm për tërheqje të certifikatës duhet të jeni të pranishëm fizikisht në objekt (apo me autorizim për personin tjetër). Po ashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë palëve në procedurë, avokatëve, përfaqësuesve të autorizuar që të gjitha kërkesat, ankesat dhe parashtresat ti dërgojnë përmes adresës elektronike [email protected] . E gjithë kjo po bëhet për të shmangur sa më shumë kontaktet dhe për ti ikur tubimeve të pa nevojshme. Zyrtarët e gjykatës do të vazhdojnë të punojnë dhe rastet kur është e mundur dhe e lejuar me ligj do të ju përgjigjen në mënyrë elektronike”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës.